Eksperti i Bujqesise dhe Sugurise Ushqimore
Gjatë jetës time profesionale, kam qenë pranë bujqësisë që në fillimet e mia si agronom duke vazhduar deri në poste të larta drejtuese të shtetit Shqiptar. Më është mundësuar kështu një eksperiencë të pasur jete, e cila me vështirësitë dhe bukuritë e saj më ka mësuar se nëse përpiqesh fort “për gjithҫka ka gjithmon një zgjidhje”. Ndjekjen e vazhdueshme të problemeve, sfidave dhe situatës së Bujqësisë, Blegtorisë, Peshkimit dhe Sigurisë Ushqimore, e vë sot në shërbim të “Sportelit të Gjelbër”. (bashkëngjitur CV – Genc Juka)
– Karrierë e pasur profesionale; kontribut në fushën akademike dhe në shërbim të sektorit
publik;
– Autor i mjaft studimeve ne fushen e ekonomisë;
– Udhëheqje doktorantëve për tematika te sfidave ekonomike e financiare të zhvillimeve
– Botime dhe punime shkencore brenda dhe jashtë vendit;
– Autor/bashkautor i disa teksteve mësimore;
Eksperte Mjedisi, Sigurisë ushqimore dhe Standarteve ISO dhe BRC
Dr. Aelita MANI punon aktualisht pranë Universitetit “Luarasi”, Përgjegjëse për Departamentin e Administrim Biznesit dhe drejtuese e zyrës Marketingut dhe Komunkimit me Publikun. Ka më shumë se 15 vjet përvojë akademike si lektore dhe drejtuese pranë disa universiteteve. Pjesëmarrëse në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare
Ajo ka punuar për institucione dhe projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, anëtare e Bordit Mbikqyrës të Kompanive të Sigurimit të Shqipërisë dhe prej vitit 2011 është anëtare e Institutit të Përfaqësuesve Profesional të Zyrës Europiane të Patentave me qendër Mynih, Gjermani. (me teper)