Dr. Sc. Aelita Mani

Eksperte Mjedisi, Sigurisë ushqimore dhe Standarteve ISO dhe BRC

Dr. Aelita MANI punon aktualisht pranë Universitetit “Luarasi”, Përgjegjëse për Departamentin e Administrim Biznesit dhe drejtuese e zyrës Marketingut dhe Komunkimit me Publikun. Ka më shumë se 15 vjet përvojë akademike si lektore dhe drejtuese pranë disa universiteteve. Pjesëmarrëse në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ajo ka punuar për institucione dhe projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, anëtare e Bordit Mbikqyrës të Kompanive të Sigurimit të Shqipërisë  dhe prej vitit 2011 është anëtare e Institutit të Përfaqësuesve Profesional të Zyrës Europiane të Patentave me qendër Mynih, Gjermani.

Për më shumë se 20 vjet ajo ka përvoja të gjata dhe të suksesshme pune jo vetëm si akademike, por edhe konsulente në disa fusha biznesi si: Mjedis, Siguri Ushqimore, Marketing dhe Kërkim Tregu, Standartet Ndërkombëtare të Cilësisë ISO Dhe BRC, Pronësinë Industriale, Vlerësim të Pasurive të Paluajtëshme dhe të Gjitha Llojeve të Tokave.

Ajo ka rreth 20 vjet përvojë në fushën e Marketingut dhe Hulumtimeve të Tregut Bankar dhe Mikrofinanciar, Marrëdhenie me Publikun dhe Organizimin e Fushatave Promocionale; më shumë se 16 vjet përvojë në fushën e Mjedisit (Vlerësime, Auditime dhe Monitorime Mjedisore); më shumë se 15 vjet përvojë në fushën e Sigurisë Ushqimore dhe Ndërtimit të Sistemeve të Cilësisë sipas Standarteve Ndërkombëtare të Cilësisë ISO & BRC; më shumë se 13 vjet përvojë në fushën Pronësisë Industriale, më shumë se 11 vjet përvojë në fushën e Vlerësimit të Pasurive të Paluajtëshme.

http://sporteligjelber.paa.com.al/2020/04/16/curriculum-vitae-dr-sc-aelita-mani/(opens in a new tab)