Informacione te Dobishme

Zhvillimi i Blegtorise ne Shqiperi

  • Ҫfarë është blegtoria

Blegtoria është degë e bujqësisë, e cila merret me rritjen e kafshëve shtëpiake, më qëllim që të fitohen të mira materiale për të ushqyerit e njerëzve, lëndëve të para të ndryshme, plehut të stallës etj. Shkenca mbi blegtorinë quhet Zooteknika e cila studion prejardhjen dhe evolucionin e kafshëve shtëpiake, mënyrat e kultivimit, rregullat e shumëzimit, të ushqyerit e drejtë të tyre, mënyrat e vlerësimit, zgjedhjen e kafshëve për riprodhim, kujdesin dhe shfrytëzimin e tyre, si dhe karakteristikat e racave, llojeve dhe linjave.

Blegtoria ndahet ne dy drejtime:

  • ekstensive dhe
  • intensive

Blegtoria ekstensive nuk ka baza ushqyese të nevojshme ndërsa blegtoria intensive ka përhapje më të madhe. Ajo ka ushqim të nevojshëm dhe kujdesin e mjaftueshëm (lexo me teper)