Gjedhi

Tuberkulozi i Gjedhit

Përkufizimi dhe tiparet themelore Tuberkulozi është një sëmundje bakteriale kronike ngjitëse, që prek kryesisht gjedhin, por edhe kafshët e tjera shtëpiake dhe të egra, si edhe njeriun. Ajo është një sëmundje zoonotike që prek ndoshta numrin më të madh të bujtësve,  krahasuar me patogjenët  e  tjerë.  Gjedhët  dhe  speciet  e  ngjajshme  me  to,  konsiderohen  bujtës rezervuarë. Gjithashtu, një sërë kafshësh të egra si dreri i kuq në Europë, badxhot në Irlandë e Britani, drerët në SHBA dhe posumi në Zelandën e Re, janë identifikuar si rezervuarë infeksioni që transmetojnë infeksionin në njerëz, mishngrënës të egër, derra, qen dhe mace. Tuberkulozi i gjedhit ka përhapje të gjërë, duke shkaktuar dëme të rëndësishme ekonomike dhe impakte serioze në shëndetin publik. Është sëmundje e listës së OIE-së dhe e detyrueshme për deklarim. Tuberkulozi i shkaktuar nga Mycobacterium bovis (M. bovis) dhe nga Mycobacterium caprae (M. caprae) quhet tuberkulozi zonotik. (lexo me teper)